‘Plumbi i Artë’/ Arrestohet në Rinas Alban Bengasi, po kthehej nga Dubai! Avokati pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan

Aktualitet

Publikuar: 06/09/2023

‘Plumbi i Artë’/ Arrestohet në Rinas Alban Bengasi, po kthehej nga Dubai! Avokati pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan

Avokati Alban Bengasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë është arrestuar duke hyrë në Shqipëri pasi po kthehej nga Dubai.

Policia e Shtetit
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”.

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.