Për kryebashkiakun i Tropojës, Rexh Byberi është bërë një tjetër kallëzim penal. 300 banorë të zonës e akuzojnë Byberin për favorizime familjare.
Kujtojmë se disa vite më parë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori nën hetim kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberin, pasi akuzohej për shpërdorim detyre.
Sipas hetimeve rezultonte se kryebashkiaku socialist kishte dhënë leje ndërtimi në zona të mbrojtura në kundërshtim me ligjin. Hetimi u zhvillua për disa shkelje të kryera gjatë kohës që Rexh Byberi ishte në krye të komunës së Margegaj në vitin 2015.
Bazuar në hetime, SPAK arriti në përfundimin se Byberi dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj.