Arben Ahmetajt pronari i 3 inceneratorëve, zbardhet dosja e plotë e Altin Dumanit

Kryesore

Publikuar: 04/09/2023

Arben Ahmetajt pronari i 3 inceneratorëve, zbardhet dosja e plotë e Altin Dumanit

Ish zëvëndëskryeministri Arben Ahmetajt është pronari i tre inceneratorëve; të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Ky është konkluzioni i dosjes së plotë të kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurores Enkeleda Millonai për rolin e Arben Ahmetajt në biznesin e inceneratorëve.

Ndërsa ish ministra dhe ish deputetë janë në burg për prej 20 muajsh për inceneratorët, në mars-qershor të këtij viti, hetimet e SPAK, siç dalin në pah në këtë dosje që po e publikojmë të plotë, tregojnë se 3 inceneratorët kanë vetëm një pronar; Arben Ahmetajn.

Ish ministri i Ekonomisë, Financave dhe Rindërtimit ka gjetur fillimisht njerëzit e tij të besuar për këtë biznes, ku spikat Klodian Zoton.

Për të kontrolluar Zoton, sipas dosjes, Ahmetaj ka gjetur italianin Francesco Pistritto, i cili ka lidhur një kontratë suksesi.

Klodian Zoto duhet t’i jepte italianit mbi 1 milionë euro nëse do të fitonte koncensionin, i cili ishte paracaktuar nga Arben Ahmetaj.

Sipas dosjes 320 faqe, Arben Ahmetaj ka përgatitur fillimisht terrenin ligjor. I ka dhënë vetes kompetenca të atilla për të kontrolluar anëtarët e komisionit për koncensionin e inceneratorëve.

Ahmetaj kishte tagër të konfirmonte çdo anëtar të komisionit që propozohej nga ministritë e linjës.

Duke diktuar fituesin, Ahmetaj kishte tagër edhe kontrollin e zbatimit të kontratës, lëvrimin e fondeve, devijimin dhe përdorimin e këtij procesi për interesat e tij.

 

Linku ku mund te aksesoni dosjen (pjesa e parë).

Linku ku mund te aksesoni dosjen (pjesa e dytë).