Alket Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, është arrestuar e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
50-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si ‘zot i drogës’, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.
Alket Hatija është dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.
50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).