Banka Kombëtare Tregtare, e skeduar dhe e ndëshkuar për pastrim parash në vlera dhjetëra milionë euro me kompani offshore, kontrollohet nga kompania turke Çalik Holding Anonim Sirketi, themeluar dhe me president Ahmet Çalık, i cili ka lidhje të dyshimta me Ilir Metën, nën hetime nga SPAK për pastrim parash dhe korrupsion.
![]()
Si administrator kryesor të BKT-së në Shqipëri, Ahmet Çalık ka caktuar Mehmet Seyhan Pencablıgil, një shtetas turk me disa gra.

Dy ndihmësit kryesor të Mehmetit janë Uğur Tadik dhe Fatih Karli. Administratorë më periferikë janë edhe Miranda Çitozi, Skënder Emini dhe Ndue Maluta.
Më parë, pjesë e BKT-së ka qenë edhe karaxhozi Spiro Brumbulli, me vilë 1 milionë euro në farkë, që u merr bakshishe bankave si kryetar i Shoqatës së Bankave.

Hetimi i BKT për pastrim parash
Pas sinjalizimit nga partnerët ndërkombëtarë, në vitin 2018, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, DPPP dhe Banka e Shqipërisë kreyn një inspektim në BKT.
Kontrolli konstatoi shumë shkelje, kapërcime dhe flamuj të kuq, duke konfirmuar dyshimet për pastrim parash.
Falë lidhjeve klienteliste, BKT ia hodhi me një gjobë qesharake.
Nga ana tjetër, ka shumë denoncime nga klientë për histori mashtrimesh dhe vjedhjesh me BKT, nëpërmjet ndërhyrjeve në kodin e kartave kur tërheqin nga bankomatet e BKT-së, por edhe në komisione të ndryshme në momentin që shkojnë të tërheqin kreditë e marra, duke u mbajtur interesa mbi ato që parashikohen në kontratën e firmosur mes palëve.
Disa dosje penale për mashtrim me pasoja të rënda dhe krime ekonomike, BKT i ka mbyllur me para të pista në Prokurorinë e Tiranës.
Lidhja e BKT me mafien MCA-ADCA
Banka Kombëtare Tregtare ka bllokuar në mënyrë të paligjshme edhe llogaritë e qindra klientëve për llogari të gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.
Skema është zbatuar nga drejtorit turk i BKT-së Mehmet Seyhan Pencablıgil, i njohur si qejfli femrash dhe me disa gra, si dhe nga ish drejtoresha e Prokredit Bank Xhafa, dirigjente dhe në aferën e Shoqërisë aksionere “Miell Tirana”, e njohur si Arjana e miellit.
Fitmet e këtij makinacioni besohet se mund të jenë ndarë bashkë.
Privatizimi, roli i Ilir Metës
E themeluar që në kohën e Mbretit Zog, BKT u privatizua plotësisht në vitet 2000 nga koka e korrupsionit në Ballkan, Ilir Meta.
Në vitin 2009, banka kalon në duart e kompanisë turke Çalik Holding Anonim Sirketi, themeluar nga Ahmet Çalık, i cili më parë është marrë me biznes në fushën e tekstileve.
Prapaskena mëson se koka e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Ilir Meta, disa ditë pasi të largohej nga Presidenca, bëri gati një dekoratë dhe u nis drejt Stambollit.
Me një cermoni disi të fshetë, Meta i dha Ahmet Çalik titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Kjo lëvizje u fsheh nga Presidenca.
Nuk dihet se sa e ka shitur Ilir Meta këtë titull, por dora e Metës qëndron pas privatizimit të BKT-së në vitet 2000.
Afera 23 milionë euro me Albtelekom
Albtelekom, i kontrolluar nga Ahmet Çalik, në vitin 2016 është përfshirë në një lëvizje tejet të dyshimtë dhe me hije të forta pazaresh, duke u tërhequr nga procesi gjyqësor, ku i kërkonte 23 milionë euro kompanisë Hermes së Arben Ahmetajt.
Albtelekom akuzonte Hermes se i kishte vjedhur 23 milionë euro me aferën e impulseve telefonike që në vitet 2000-2004. Pas skandalit, Ahmetajt u arratis në Rumani.
Kur Albtelekom u tërhoq, Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ministria e Financave kishte rreth 14 % të aksioneve te Albtelekom, para se të përthithej nga One Albania.
Pra, Ahmetaj në krye të ministrisë që kishte aksione te Albtelekom, tërhiqet nga gjyqi për interesa të kompanisë së tij private që ia kishte shitur Vilma Nushit, duke e përthithur dhe kamufluar me disa kompani.
Jo vetëm kaq. Por, Ahmetaj kishte edhe bashkëjetuesen, Erjola Hoxha, drejtoreshë kyçe tek Albtelekom
Kumbari i pazarit mes Ahmetajt dhe Albtelekom besohet se është pupaci Ahmetajt, Genti Gazheli, ish ambasador në Turqi, sot drejtor doganash.
Por, nuk përjashtohet mundësia që pjesë e pazarit të jetë edhe Ilir Meta, i cili shfaqet kudo ku ndahen para.
Fshirja e 23 milionë eurove nuk mund të bëhej pa dakordësinë e Ahmed Çalık. Nuk dihet deri më sot se çfarë pasurie publike, favorimi dhe pazari i ka dhënë Ahmeti ynë Ahmedit turk për të fshirë 23 milionë euro që i vodhi Ahmetaj para vitit 2005.