As gjyqtarët e komanduar plotësisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk shpreheshin kurrë në media për një çështje të caktuar gjyqësore apo për vendimarrjet e tyre. Ata merrnin vendim sipas urdhërit politik, por të paktën formalisht respektonin Kodin Etik, duke kos u shprehur, pasi në fund të të fundit gjyqtari flet me vendime.
Gjyqtari Erion Bani, i njohur për arsyetime të çuditshme dhe qesharake vendimesh, u prononcua për dosjen e sterilizimit për Reporter.al, një media dikur serioze, por tashmë e kompromentuar totalisht si instrument i Arben Ahmetajt.
Erioni Bani nuk ishte gjyqtar themeli. Bani ishte gjyqtar parapak për shqyrtimin e masave të sigurisë për të dyshuarit si të impliuar në aferën e sterilizimit.
Detyra e tij ishte vlerësimin e fakteve dhe rrethanave në raport me masat e sigurisë së kërkuara nga SPAK-u. Nëse të akuzuarit i plotësojnë kushtet për të qëndruar në burg, arrest shtëpia, detyrim paraqitje apo gjendje të lirë. Kaq. Kjo është korrniza e vendosur nga ligji.
Nëse do të ishte gjyqtar themeli, do të kishte mundësi të bënte hartime, ese dhe gjëegjëza.
Çfarë ndodh?
Erion Bani, duke dalë jashtë komptencave, shprehet për skenare, bën parashikime si Baba Vanga, insinuata, persona të implikuar, ish ministra të implikuar dhe madje përmend edhe kryeministrin Rama, duke bërë politikë.
Aludime dhe hamendësime të tilla, edhe Alfred Çako do të mendohej dy herë para se t’i artikulonte.
Gjyqtari i jep detyra edhe ILDKPKI dhe kërkon anulimin e komcensionit.
Në cilin ligj ekziston e shkruar komptenca për një gjyqtar për t’i dhënë urdhra ILDKPKi? ILDKPKi merr rekomandime vetëm nga Parlamenti.
Edhe sekustrimet, anulimet dhe bllokimet, kërkohen nga prokuroria, ndërsa gjykata vendon pro ose kundra.
Gjyqtari paraprak, kur prokurori paraqet për vlerësim një dosje për ta pushuar apo për ta kaluar në gjykim, mund ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme, mund t’i lërë detyra prokurorit.
Por, në seancë për masa sigurie, gjyqtari flet si Alfred Çako, bën kalkulime dhe insinuata, thua se vendimin ia kanë shkruar jursiti dhe ish kryefinancieri i Berishës, Ivi Kaso dhe Ridvan Bode.
Dhe jo vetëm kaq. Por, si të ishte një kryetar partia, OJF, avokat apo analist, flet për mendian e kompronetuar të Arben Ahmetaj, duke bërë vlerësime për dosjen.
Ku e merr këtë kompetencë një gjyqtar duke u shprehur publikisht për çështje të caktuara nën hetim, duke paragjykuar hetime, prokurorë dhe ish zyrtarë?
Me gjithë këto implikime të rënda të gjyqtarit, duke e habitshme se si ILD-ja nuk ka inicuar një prosedim disiplinor!
Nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar, por me një gjyqtar përsëritës.
Vitin e kaluar, gjyqtari Erion Bani, vendosi në dhomë këshillimi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ish-ministrin Lefter Koka.
Vendimin e tij gjyqtari e arsyeton jo se Koka paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo mund të prishte provat e hetimit, siç kërkohet nga ligji për vendime të tilla të ndërmjetme, por për imazhin e institucioneve shqiptare përballë ndërkombëtarëve.
Pra, një ish ministër duhet të qëndrojë në burg për imazhin për të përmirësuar imazhin e drejtësisë.
As gjyqtarët e regjimit komunist nuk arrinin deri në këtë pikë.
“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”, thotë ai.
I bëjmë thirrje Artur Metanit ta lexojë këtë arsyetim. Nesër, ky gjyqtarë, mund të fusë në burg edhe ty z. Metani për imazh dhe emër të mirë!