Në krye të listës së zyrtarëve të kallëzuar në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për koncensionin korruptiv të laboratorëve, me kosto 130 milionë euro, është ky personazh.
Quhet Raimond Cimbi, administrator i një studio muzikore. Ka mbajtur postin drejtorit të Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ka qenë edhe kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit për Janis Katathano, i kamufluar me disa kompani nga Holanda deri në Shqipëri, të skeduara për aktivitet kriminal sipas Koorporata Ndërkombëtare e Investimeve (IFC).
Koncensioni nuk duhej t’i jepej Karathanos sepse dy kompanitë, Labopharma dhe AB Laboratory Solutions, njëra në Tiranë dhe tjetra në Holandë, ishin e njëjta, me pronar Janis Karathanon.
Korporata Ndërkombëtare e Investimeve kishte shprehur shqetësime serioze për integritetin e kompanisë së regjistruar në Holandë, AB Laboratory Solutions, e skeduar për mashtrim dhe krime financiare.
Kompania në Holandë nuk kishte lidhje me laboratorët diagnostikues, por me financat.
Nisur nga këto fakte dyshohet se fituesi është përcaktuar me pazar në tavolinë nga faktorë të tjerë, të cilët me shumë gjasa kanë fiksuar edhe modalitetet e pazarit, sa dhe si do ndahshin paratë sipas roleve, ndërsa Karathano duket një makiazh i aferës korruptive.
Personazhi kyç për kopsitjen me letra të fituesit të koncesionit është pikërisht ‘kaçurrelsi’ Raimond Cimbi, si i besuar i Ilir Beqajt, i cili përmes tij ‘markoi’ edhe Ogerta Manastirliun, e cila as perdet e zyrës nuk i lëviz pa urdhër të shefave.
Prapaskena mëson se Raimond Cimbi është dora e zezë e Ilir Beqajt, edhe në finalizimin e aferave të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë.
Cimbi ka lidhje edhe me Arben Ahmetajn, të cilët kanë edhe gratë shoqe të ngushta.
Nëse SPAK e ka seriozisht hetimin e koncensionit të laboratorëve, duhet të ndjekë rrugën e parave dhe ndryshimin pasuror të Ilir Beqajt dhe Raimond Cimbit, para, gjatë dhe pas finalizimit të komcensionit.
Kujtojmë që Janis Karathano, vetëm gjatë një viti, i ka dhënë në formë pagash rreth 500 mijë euro, Nazife Bellos, e cila është e ëma e Shpresa Bellos, ish drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga 1 milionë lekë në muaj pagë, befas Karathano ia bëri pagën Nazife Bellos 29 milionë lekë në muaj tek kompania Pegasu, plus 100 mijë euro shpërblim!
Pazaret për koncensionit e laboratorit kanë nisur që në vitin 2015, kur Shpresa Bello ishte drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm i ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.
Karathano ka lidhje interesash edhe me ‘oktapodin’ Klod Allajbeu, kumbari i Arben Ahmetajt, personi që fshihet pas koncesionit tjetër korruptiv të hemodializës, me kosto 84 milionë euro, ku paratë publike tëhiqen për punë të pakryera (sipas KLSH-së).
Madje Allajbeu mori pjesë sa për fasadë edhe në garën e montuar për koncensionin e laboratorëve, duke ndihmuar Karathanon. Allajbeu dhe Karathano, me kompanitë Evita dhe Pegasus janë bashkuar disa herë duke kapur tenderat e mëdhenj, ndërsa letrat kopsiteshin nga Raimond Cimbi.
Madje ka dyshime të forta se pas Karathanos fshihet Allajbeu me Arben Ahmetajn.
Karahtano ka lidhje të forta edhe me ‘kuçedrën‘ e parave në shëndetësi, Vilma Nushi, përfituese e koncensionit tjetër korruptiv të chec-up-it, me kosto 130 milionë euro, ku paratë zhvaten për punë që nuk eksiztojnë, ashtu siç operohet me koncesionin e hemodializës së Allajbeut, laboratorëve të Karathanos dhe sterilizimit të ‘duhanxhiut’ Ilir Rrapaj.
Një raport auditimi i ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin e ‘Check-Up’-it, ka zbuluar se në vitin kompania ‘Pegasus’ i ka dhuruar zonjës Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen.
Vilma Nushi është ortake e vjetër me Arben Ahmetajn, ku kanë kamufluar dhe përthithur bashkë kompaninë Hermes, me të cilën Tigrit i vodhi 22 milionë USD Albtelekom me impulse telefonike.
Dhëndri i Vilma Nushit, Endrit Duçka, është drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, personazh kyç i Ahmetajt në zhvatjen e pasurive publike.
Ditët e fundit, Ahmetaj po e sulmon Beqajn me gazetarët e tij dhe të Shkëlzenit, pikërisht nga smira se si ka mundësi që edhe pse të dy janë hajdutë legjendarë, Beqaj vijon t’i shpëtojë goditjes, ndërsa Tigri është në kërkim.
Roli i Raimod Cimbit nuk mund të kuptohet pa ekspozuar këto lidhje klienteliste dhe korruptive, në formë karteli.
Kohë më parë, në një tavolinë të një lokali luksoz, u shfaqën bashkë duke pirë verë çifti i bashkëshortëve Rimond dhe Edlira Cimbi, Ilir Beqaj dhe Gent Ibrahimi, në atë kohë kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Zonja Cimbi, shoqe me gruan e parë të Arben Ahmetajt, ishte krahu i djathtë i Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe mban pozicionin e Drejtores së Shërbimit Ligjor.
KLP-ja ka tagrin për të marrë masa disiplinore për prokurorët e SPAK. Duke patur Ibrahimin dhe gruan e Cimbit në KLP, me sa duket Beqaj dhe Cimbi ndiheshin disi të mbrojtur nga veprimi i SPAK për aferat në shëndetësi.
Dyshimet janë të forta se ky grup me hije të theksuar korrupsioni po e përdor në heshtje KLP-në si një kamzhik për prokurorët e SPAK-ut.