Tragjike! E zë korrenti duke punuar në lavazh, vdes 15-vjeçari në Dimal

Aktualitet

Publikuar: 18/08/2023

Tragjike! E zë korrenti duke punuar në lavazh, vdes 15-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dimal. Sipas informacioneve praprake mësohet se një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku 15 vjeçari teksa punonte si ndihmës në këtë lavazh e zuri korrenti dhe si pasojë humbi jetën. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje në pranga ra pronari i lavazhit, shtetasi Abedin Hajdari për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit Abedin Hajdri