Ilir Beqaj rrezikon fatin e Arben Ahmetajt dhe Edi Rama duket i pafuqishëm për ta shpëtuar.
Beqaj i dha koncensionin e sterilizimit shokut të tij, Ilir Rrapaj, i cili kishte një kompani ndërtimi dhe duhani me tre punëtorë në Itali, pa asnjë lidhje me shëndetësinë.
SPAK po heton këtë koncension, ndërsa nuk dihet se çfarë po bëhet me tre koncensionet e tjerë abuzivë, ai i hemodializës 84 milionë euro që e ka marrë Klodian Allajbeu, check-up-it 120 milionë euro të Vilma Nushit si dhe koncensionin e laboratorëve 109 milionë euro të Jani Karathano.
Ditën e djeshme biznesmeni Ilir Rrapaj është shoqëruar me forcë nga policia me kërkesë të SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për koncesionin e sterilizimit.
Rrapaj nuk ishte paraqitur më herët në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me këtë koncesion që po hetohet nga Prokuroria Speciale prej disa vitesh.
SPAK i kishte dërguar një fletë-thirrje Rrapajt për t’u paraqitur, por biznesmeni e kishte injoruar SPAK-un.
Për këtë arsye, SPAK kishte kërkuar nga policia që biznesmeni të shoqërohej dhe të dërgohet në Prokurorinë Speciale për t’u pyetur nga prokurorët anti-korrupsion.
Rrapaj po bënte pushime në Vlorë, kur policia, me urdhër të SPAK, e ka marrë me forcë.
Më herët, për të njëjtën çështje, nga SPAK janë pyetur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe zv/ministri Klodian Rrjepaj.