Rritet sërish Euro, ndryshime në kursin valutor

Aktualitet

Publikuar: 16/08/2023

Rritet sërish Euro, ndryshime në kursin valutor

Edhe pse monedhat e huaja përgjatë muajve të fundit kanë humbur vlerë kundrejt lekut, ato sërish kanë pësuar një rritje të lehtë këtë jave. Euro gjatë kësaj jave është duke fituar terren në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit të këmbimit, monedha europiane u këmbye këtë të mërkurë me 105.09 lekë, një rritje me 1.26 lekë që nga fundi i javës së kaluar.

Rritja e Euros ka sjellë edhe ndryshim në kursin e valutave të tjera. Ditën e sotme Dollari Amerikan u këmbye me 96.2 lekë, ndëra Paundi Britanik me 122.72 lekë.

Edhe për Paundin, njëlloj si për Euron, bëhet fjalë për vlerën më të lartë që nga data 28 korrik.