Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë historinë e trishtë të një nëne 80 vjeçare, të cilën halli e ka çuar sotnë derën e SPAK-ut. Hoxha rrëfen se nëna e moshuar është detyruar që të shkojë në Prokurorinë e Posaçme për faktin se i kanë marrë shtëpinë, duke e mashtruar.
Ndonëse nëne Feride është 80 vjeç nu dorëzohet, por ka udhëtuar me autobus në këto temperatura të larta, pikërisht për të mbrojtur banesën e saj, madje gazetarja rrëfen se në një moment nëna e moshura ka humbur edhe ndjenjat.
“Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT ! Të parën e takova në burgun e grave.
E kishin harruar aty dhe si kreu i opozites se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur nje shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndertuar një shtëpi.
Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut. I kane marrë shtepinë, e kane mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë si vlejnë për asgjë.
E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë dicka nëse shteti nuk reagon?
Nënë Feridja është 80 vjec dhe kushdo që je , kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobuzin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet.”-shkruan Hoxha.