Hapësirat e fudnit dhe plazhi i vetëm publik në Lungomare të Vlorës do të privatizohen dhe betonizohen nga karteli i ndërtimeve dhe hoteleve me para të dyshimta.
Pas hotel Priam, më të madhit në Vlorë, ndërtuar me para të dyshimta, ish funksionari i PD-së Ardian Kollozi do të ndërtojë një kullë 26 kate në hapësirën e fundit të Lungomares, përballë plazhit të vetëm publik, i cili do të privatizohet dhe të kalojë si pjesë e kullës së projektuar për hotel.
Lejen e ka dhënë Edi Rama disa javë më parë. Ashtu si për hotel Priam, Kollozi ka përdorur një kompani tjetër si kamuflim, me qëllim që ky operacion klientelis për zaptimin e plazheve publik dhe betonizimin e hapësirës së fundit publike, të mbetet sa më i fshehtë.
Për lejen janë bërë pazare politike dhe besohet se janë dhënë qindra mijëra euro, por e faktuar është tashmë se plani për pallatin 26 kate është finalizuar me vendim.
Pse duhet të ndërhyjë SPAK?
Ardian Kollozit, ish-funksionar i PD, ka qenë deputet dhe më pas drejtor i ALUIZNI-t, gjatë qeverisjes nga Sali Berisha.
Këto poste nuk ia heqin të drejtën që të ndërtojë, por Kollozi po hedh miliona euro në ndërtim disa vite pasi ka drejtuar një nga drejtoritë më të lakuara për korrupsion dhe legalizime abuzuve.
Së pari, nuk dihet burimi i miliona eurove që Kollozi po i investon në ndërtimin e hoteleve. Nuk ka një historik biznesi të konsoliduar, me bilance dhe ndarje fitimesh, për të justifikuar pararë, pasi pas ardhjes nga emigracioni në ’93, ka qenë më shumë pjesës së politikës.
Është normale kur një biznesmen, i futet politikës, bëhet deputet apo drejtor, por është i dyshimtë kur një politikan, ish deputet dhe ish drejtor, befas bëhet biznesmen.
Cili është burimi i parave?
Si ka mundësi që këta nisin dhe nxjerrin paratë pasi kanë mbajtur poste deejtuese?
Së dyti, do të zabtohet palzhi i vetëm publik në Lungomare. Plazhi “Shkëmbi i doktorit” në Vlorë u uzurpua nga hotel “Priam” në pronësi të Ardian Kollozit. Një uzurpim i tillë është planifikuar edhe me hotelin që do të ndërtohet.
Së treti, në bazë të cilit plan jepen lejet e ndërtimit për pallat me 26 kate, pse po devijohet nga simetria e pallatave të tjerë, që janë sa gjysma e pllatit që do ndërtojë Kollozi, a mendohet për dimensionin estetik të zhvillimit, bizneset që do t’u zihet pamja etj.