Pse Klod Allajbeu pagoi Baton Haxhiun 17 mijë euro në muaj dhe a duhet të nisin hetimet për korrupsion, ndikim të paligjshmëm dhe pastrim parash

Krim & Korrupsion

Publikuar: 03/08/2023

Pse Klod Allajbeu pagoi Baton Haxhiun 17 mijë euro në muaj dhe a duhet të nisin hetimet për korrupsion, ndikim të paligjshmëm dhe pastrim parash

Publikimi i listës së pagave vitin e kaluar zbuloi se analisti Baton Haxhiu paguhej me një rrogë rreth 17 mijë euro në muaj nga oligarku Klod Allajbeu, gjoja si agjent marketingu i Spitalit Amerikan, në një kohë kur analisti ishte këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Klod Allajbeu është i lirë që edhe t’ia falë Batonit aksionet te Spitali Amerikan.

Por pyetja që nuk ka marrë ende përgjigje është: Pse Klod Allajbeu i jepte rreth 200 mijë euro në vit pagë Baton Haxhiut, një pagë gati 3 herë më të lartë se sa rroga e drejtoreshës së Spitalit Amerikan?

Si nuk i bën përshtypje organeve ligjzbatuese ky fakt?

E sigurt është se Klod Allajbeu vetëm si agjent apo drejtor marketingu nuk e ka paguar Baton Haxhiun.

Ka dy versione të dyshuara:

1. Baton Haxhiu ka pasur para cash dhe ka përdorur Klod Allajbeun për t’i pastruar.

2. Klod Allajbeu ka përdorur Batonin si sekser për të mbyllur ndonjë favor dhe në këbim i ka lidhur një pagë të tillë mujore, duke legalizuar pagesën e korrupsionit.