Spartak Kovaçi falimenton Ujësjellësi i Durrësit pasi firmosi mbi 50 milionë euro tendera, ja ‘ujqërit’ me të cilët ndau paratë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/08/2023

Spartak Kovaçi falimenton Ujësjellësi i Durrësit pasi firmosi mbi 50 milionë euro tendera, ja ‘ujqërit’ me të cilët ndau paratë

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët.

Ujësjellësi ka akumuluar mbi 160 milionë euro borxhe, gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Spartak Kovaçi, një ‘zanatçi’ tenderash.

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Por, për të bërë tendera të dyshimtë ujësjellësi rezulton se ka qenë shumë efukas dhe aktiv, sidomos nën drejtimin e Spartak Kovaçit, i cili dyshohet se ka devijuar në xhepat e tij miliona euro, duke diktuar fitusit klientë të tenderave me vlerë të madhe, luajtur me ofertën fituese në raport me fondin limit dhe duke mashtruar në disa raste me zbatimin e kontratave.

Mbi 50 milionë euro tendera janë firmosur vitet e fundit me shërbime të sajuar dhe të dosmosdoshme.

Tënderat janë diktuar kryesisht për kompanitë e personazheve si: Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj, Olta Xhaferi dhe Maksim Shera, Laerta Liko, Engjëll Balilaj, Shupo dhe Anila Qëndro, Çim Kupa, Astrit Varaku dhe Luan Mema, Anri Hoxhaj, Alketa Tori, Munir Konesha, Renido petritaj etj