Kasandër Noga, i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit.
Një emër i njohur për policinë pasi i përket botës së krimit, Noga u arrestua pas atentatit me 6 plumba ndaj Erion Hasanbelliut.
Krimi ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe shkak kanë qenë sherret e vazhdueshme.
Ndërkohë në spital ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu, Dritan Hajdini dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur.
Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje, teksa akuzohet edhe për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001.
Gjithashtu Noga është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt.