Mori 20 mijë euro / Zbulohen mesazhet që implikojë kryetrain e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari në korrupsion, i përfshirë edhe Dritan Agolli

Krim & Korrupsion

Publikuar: 31/07/2023

Mori 20 mijë euro / Zbulohen mesazhet që implikojë kryetrain e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari në korrupsion, i përfshirë edhe Dritan Agolli

Kryetari i Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari është kallëzuar në SPAK se ka marrë në formë rryshfeti 20 000 euro për shtrimin e një rruge në fshatin Frashër të Kuçovës.

Hajdari, nëpërmjet drejtorisë së tij të shërbimeve dhe punonjësve të bashkisë, dyshohet se kryente punë private, duke u marrë para banorëve, duke përdorur mjetet dhe fondet e bashkisë.

Një ndër rastet është edhe ai i marrjes së rryshfetit prej 20 mijë euro nga banorët e një fshati.

Prapaskena po publikon disa mesazhe mes një drejtori të rëndësishëm të Bashkisë Kuçovë, i cili aktualisht është i thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime më të detajuara.

Drejtorit i është bllokuar dhe zbërthyer telefoni, ku nga zbardhja e maesazheve del në pah skemën e korrupsionit në Bashkinë Kuçovë.

Nga përmbajtje e mesazheve del në pah se si me paratë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, bliheshin dhe magazinoheshin materialet, duke u shitur më në tregun privat.

Pjesë nga përgjimet ndërmjet një Drejtori të rëndësishëmw në bashkinë Kuçovë dhe Zëvëndës kryetari i Bashkisë Kuçovë:

Drejtori: Agjensia Komunale nona e korrupsionit

Zvëndës kryetari i Bashkisë: Mos bëj muhabet me njeri

Drejtori: O vëlla ki besim tek unë. Po bëjnë rrugë private me fondet e shtetit, te Horizonti po shtrojnë rrugë betoni për Tanin …

Drejtori: Te Yll Bejdo po bëhen gati për të shtruar rrugën te shtëpia

Zvëndës kryetari i Bashkisë: Se mbase manovrojnë i justifikojnë? Po Yli Bejdo ku e ka?

Drejtori: Te burgu, mbi Jasharin

Drejtori: Te Din Kanani e shtruan

Këto janë qoka personale dhe jo investim për komunitetin. Në Frashër e bënë beton dhe u morën 20 000 Euro.

Këto janë disa mesazhe nga 20000 mesazhe mes  drejtorëve të ndryshëm të bashkisë Kuçovë ku hidhen dritë mbi aferat korruptive të kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari.