Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kuçovë mbrëmjen e kësaj të hënë, ku një 10-vjeçar është përplasur nga makina.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Kuçovës në zonën e quajtur “Lapidari”, ku një i mitur rreth 10-vjeç ka dalë me vrap në rrugë duke i prerë rrugën automjetit.
Mësohet se fëmija është dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë autoritetet kanë shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.