Qëlloi në ajër me armën e shërbimit, përjashtohet nga Garda shoferi i Lindita Nikollës

Aktualitet

Publikuar: 30/07/2023

Qëlloi në ajër me armën e shërbimit, përjashtohet nga Garda shoferi i Lindita Nikollës

Përdorimi i armës së shërbimit në një sherr familjar për pronën, i ka kushtuar vendin e punës inspektorit Martin Nikolla.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ai është përjashtuar nga radhët e Gardës së Republikës, e ndërsa aktualisht ndodhet në komisariat ku po merret në pyetje.

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, thuhet në njoftim.