Përfundon orari zyrtar i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, Gjana: Deri në orën 17:00 votuan 13 700 anëtarë

Politikë

Publikuar: 29/07/2023

Përfundon orari zyrtar i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, Gjana: Deri në orën 17:00 votuan 13 700 anëtarë

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë në votime 13 700 votues.

Ai theksoi se procesi i votimit ka qenë i qetë, ndërsa nënvizoi se ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar.

“Me të dhënat e orës 17:00 shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit. Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë”, është shprehur Gjana.