Një shtetase kolumbiane ka protestuar në mënyrë të pazakontë mesditën e sotme para Prokurorisë së Tiranës.
Kolumbiania që quhet Claudia Sofia Cameron Jaimes protestoi nudo para Prokurorisë pasi ky institucion i mban peng pasaportën. Kjo pasi pak muaj më parë ajo është ndaluar në Tiranë nga policia me 5 gramë kokainë dhe kjo ka bërë që Prokuroria të nisë një hetim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Pasaporta i është mbajtur peng me qëllim ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.
Por sipas kolumbianes ky proces është zvarritur dhe ajo ka vendosur të protestojë.
Protesta nudo që zgjati 5 minuta para Prokurorisë duket se ia ka vlejtur pasi mësohet se nesër Prokuroria do t’i kthejë pasaportën vajzës kolumbiane.