Partia Socialiste shpallet fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës.Bashkia e Rrogozhinës përgjatë katër viteve të ardhshme do të drejtohet nga Edison Memolla.
Ai arriti të mund rivalin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës.
Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument, ndërsa urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.