Njihej si “Çomi” i Tiranës, ndërron jetë para kohe kameramani i njohur shqiptar

Aktualitet

Publikuar: 24/07/2023

Njihej si “Çomi” i Tiranës, ndërron jetë para kohe kameramani i njohur shqiptar

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet, u regjistrua një aksident tragjik me motoçikletë që la pas një viktimë.

I ndjeri mësohet se është operatori i një medieje, Gert Hoxha. 45-vjeçari ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, teksa ka qenë edhe themelues i shoqatës së Vespës në Tiranë.

Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat në Përmet i ka marrë jetën operatorit të emisionit Stop, Gert Hoxha, në moshën 45-vjeçare.

Kolegët, miqtë dhe të afërmit e Hoxhës kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të Gertit, personit të dashur në jetën e tyre.