Ky është ‘njeriu me çantë’ që akuzohet se përgjon gazetarët e Syrit me porosi të Gaz Spahisë. A i ka përgjuar edhe bisedat ‘fratelo’ të Çim Pekës me Veliajn?

Kryesore

Publikuar: 24/07/2023

Ky është ‘njeriu me çantë’ që akuzohet se përgjon gazetarët e Syrit me porosi të Gaz Spahisë. A i ka përgjuar edhe bisedat ‘fratelo’ të Çim Pekës me Veliajn?

Gazetari Leonard Quku, i shkarkuar vetëm pak ditë më parë nga posti i kryeredaktorit të “Syri.net”, ka lëshuar një sërë akuzash të forta ndaj administratorit Gazmir Spahija, të cilin e akuzon se ka përgjuar atë dhe gazetarët të tjerë.

Gazetari Quku ka folur për një personazh që lëviz me çantë në zyrat e Syrit, i cili sipas tij instalon programe përgjimi në kompjutarat e gazetarëve me porosi të Gaz Sphahisë, duke u përgjuar WhatsApp-in

Bëhet fjalë për IT-në, Aleksandër Lala, i cili sipas Qukut përgjon gazetarët e Syrit për llogari të Gaz Spahisë, ish drejtor Tatimesh gjatë qeverisë Berisha, i njohur si i besuar i Shkëlzenit.

Nuk dihet nëse edhe pronari në letra i Syrit Tv, Çim Peka është përgjuar me porosi të Gaz Spahisë.

Edhe pse Peka rezulton pronar në letra, Spahia sillet si shef i Pekës, me sa duket për shkak të kompetencës që i ka dhënë Spahisë pronari real, Shkëlzeni.

Leonard Quku është shkarkuar për shoqëri me gazetarë armiq, pra si komplotist, diversant dhe kulak.

Me këtë standard nuk është çudi që Spahia, një mësues anglishtje me pasuri të dyshimtë në raport me të ardhurat e ligjshme, të shkarkojë ndonjë ditë edhe vetë Çim Pekën për shkak se ka lidhje të forta me Erion Veliajn, i cili po sulmohet muajt e fundit nga Familja Berisha dhe Ilir Meta.

Po çfarë ka deklaruar Quku për njeriun me çantë?

Cila ishte arsyeja e ngutit të pazakontë për të urdhëruar besnikun tënd të IT-së, Aleksandër Lala që të më sekuestronte kompjuterin e punës brenda 3 minutave nga ballafaqimi ynë në zyrën tuaj?

A keni keqpërdorur ju dhe Aleksandër Lala materialet dhe të dhënat e mia personale që ndodheshin në kompjuter? Dhe pse, materialet e mia nuk më kthehen pas edhe sot e kësaj dite?

A u sekuestrua kompjuteri im për të fshirë programet tuaja të përgjimit të cilat unë i kisha detektuar me kohë dhe jo pa qëllim ngacmoja me batuta Aleksandër Lalën kur shfaqej me valixhen e tij në orët e vona të pasdites: “Hë, paskit material për të mbledhur sot”?

A e dini që përgjimi i telefonave të gazetarëve, përgjimi i ëhatsApp-it, dhe kompjuterave të tyre me recording softëare, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë penale? A është kjo një strategji e juaja për të shtrënguar, shantazhuar dhe kërcënuar gazetarët?

Përse urdhërove të fshihej account-i im i lajmeve me full acces-in e administratorit të panelit të ëebit me aq urgjencë teksa unë sipas ligjit isha ende punonjës i Syrit dhe njëkohësisht de jure Kryeredaktor në detyrë? Dhe pse duhej të fshihej çdo memorie lidhur me emrin tim te Syri? Zgjidhja më e thjeshtë e përkohshme për ju do të ishte ndryshimi i passëord-it përmes ëebmaster-it përgjegjës dhe më vonë në një moment të dytë, rrjedhimisht, fshirja e user-it ose bërja e tij ‘hide’?”.