Disa media pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilat i janë lëshuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe inceneratorit të Tiranës me porosi dhe sponsorizim të Arben Ahmetajt nga arratia, ekspozohen si pjesë e pastrimit të parave të Arben Ahmetajt.
Disa nga biznesmenët dhe oligarkët kyç të indentifikuar nga SPAK-u si të implikuar në mbulimin e pastrimit të parave të korrupsionit të Arben Ahmetajt, rezultojnë se financojnë pikërisht grupin mediatik që po prodhon lajme me gjysmë të vërteta dhe sajesa për Erion Veliajn dhe inceneratorin e Tiranës, një biznes ky që Tigri po lufton që t’a rimarrë dhe t’ia kalojë në administrim një oligarku.
Mes përfituesve është edhe i ashtuquajturi Veshoja i Bodes, allias Fundërrina, një ish zyrtar i korruptuar i PD-së, i maskuar si gazetar, me një portal që reflekton mediokritet dhe fiksime rrjedhojë e përdorimit të kokainës, me vilë në Gjirin e Lalzit dhe Palasë, të cilit Ahmetaj i ka hapur edhe një televizion kioskë, për t’a përdorur në luftën kundër Veliajt dhe inceneratorit të Tiranës.
Edhe pse me pagë 300 USD, Veshoja apo siç kanë nisur t’a thërrasin së fundmi vibratori nr. 4 i Tigrit, posedon vila dhe televizion, fakt ndaj të cilit Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria po bëjnë një ‘sy qorr’
Të paktën 5 biznesmenë kyç që mbulojnë paratë e korrupsionit të Tigrit, Kol Meqemeja, dy oligarkë, madje edhe Klod Allajbeu që po strehon Tigrin në Londër, rezultojnë që paguajnë Veshon, me paratë e korrupsionit të Ahmetajt nga inceneratorët ose me paratë pasurive publike dhe tenderave që kanë përfituar si produkt i korrupsionit me Ahmetajn.
Bie në sy që klientët e Ahemtajt në dosjes e SPAK-ut, paguajnë me fatura mujore mediat e Berishës dhe Tigrit, por nuk reklamojnë asgjë.
Ashtu si Ahmetaj përdori biznesmenët për të mbuluar tre vila dhe disa apartamente me para korrupsioni, ka dyshime të forta se po i përdor edhe për të mbuluar me para mediat dhe gazetarët, të cilët i ka ndërsyer ndaj ish shokëve, me të cilët është prishur në pazare.
Këtu po flasim vetëm për transksione bankare, jo për zarfet dorazi që Veshoja merr, me të cilat mbulon shpenzimet e pagave në të zezë, udhëtimet, dozat e kokainës etj. Dhe për këto të fundit kemi prova.
Dhe një sqarim për rolin e Erion Veliajt dhe inceneratorin e Tiranës. Nëse SPAK zbuloi që Arben Ahmetaj ishte pronar i inceneratorëve dhe Klodian Zoto thejshtë bankomat i tij, për Veliaj nuk ka ende një provë që ka përfitime jo të rregullta nga inceneratorët.
Nëse do të ketë një provë, mediat e Tigrit t’a publikojnë dhe t’a referojnë në SPAK, ashtu siç edhe i referuan provat e korrupsionit për Ahmetajn në shkurt të këtij viti.
Thuhet se për inceneratorin e Tiranës vijojnë pagesat dhe plehrat nuk digjen. Një mashtrim i treshes Berisha-Meta-Ahmetaj dhe mediave të tyre.
Inceneratori i Tiranës pranon mbetjet, duke i sistemuar në landfill, duke kryer shërbimin ndaj enteve publike dhe private kundejt tarifës. Këtu përfundon raporti ndaj tyre. Mbetjet sistemohen dhe bëhen gati për incenerim. Afati për përfundimin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës është në fund të vitit 2026.