Petrit Vasili në SPAK. A do pranojë të bëjë burgun në vend të Metës dhe Monikës për dosjen e lobimit?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/07/2023

Petrit Vasili në SPAK. A do pranojë të bëjë burgun në vend të Metës dhe Monikës për dosjen e lobimit?

Deputet i PL-së, Petrit Vasili është paraqitur në SPAK këtë të premte, për çështjen e lobimit të LSI-së.

Vasili është paraqitur në derën e SPAK-ut i maskuar me syze dhe kapele, me qëllim që të mos e njihnin gazetarët.

Valisili ka drejtuar LSI-në vetëm 1 muaj, por kaq i mjafton Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për të t’a sakrifikuar Vasilin, për të bërë burgun për dosjen e libimit.

Kujtojmë se në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA.

Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 1 milionë USD për lobim në SHBA, duke mos deklaruar asgjë në KQZ dhe ILDKPKI.