Pak ditë më parë, portali investigativ BIRN publikoi një shkrim ku pretendonte se iniciatori i inceneratorit të Tiranës ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Gazetarja Ola Xama, edhe pse dukshëm në shtrembërim faktesh, i dërgoi një sms Veliajt për t’i kërkuar një reagim. Më pas ajo denoncoi si kërcënim përgjigjen e Veliajt, i cili pretendohet se e kishte cilësuar gazetaren si ‘vrasëse me kontratë’.
Menjëherë në mënyrë të furishme gazetarë pranë oborrit të Berishës dhe Arben Ahmetaj u organizuan në një seri reagimesh kundër kryebashkiakut, edhe pse të bindur që shkrimi ishte fund e krye mashtrim.
Organziata që ra në sy ishte dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Federata Europaine e Gazetarëve dhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dhe sekretari i saj një tip me emrin Ricardo Gutierrez.
Sekretari i Përgjithshëm i EFJ Ricardo Gutierrez e dënoi sulmin e Veliajt ndaj Xamës përmes një postimi në Tëitter, duke përdorur fjalët “Mjaft më”.
“Të quash një gazetar ‘killer me pagesë’ është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetarët e tjerë që të kryejnë punën e tyre në interes të publikut,” deklaroi ai.
Burimi i z. Gutierez nuk duket fort i paanshëm. Një kërkim i thjeshtë i gazetarëve nxjerrë se një nga shoqatat shqiptare të mediave, të cituara shpesh nga Reporter është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierrez. Shoqata në fjalë drejtohet nga Armand Shkullaku, analist afër Berishës, një gazetar me vilë dhe që ka bërë karrierë në makinat elektorake me xhama të zinjt të PD-së.
Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.
Sic shikohet nga dokumentet Rigels Lenja punon dhe te Reporter edhe te EJF.
E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah opozitës.
Nëse kjo nuk është një thyerje etike për standardet e BIRN, është dukshëm një llangosje politike e raportimeve të Reporter në lëmin e medias.
BIRN është ekspozuar në mënyrë kompromentuese si një kapsolle e Arben Ahmetaj në arrati, kundër Erion Veliaj dhe inceneratorit të Tiranës, pasi Ahmetaj doli nga sofra e pazarit dhe hyri gradualisht në rrjetën e SPAK.