Grupi mediatik i Arben Ahmetajt nxitoi duke deformuar dhe manipuluar vendimin e Bashkimit Evropian për pezullimin e fondeve për bujqësinë në Shqipëri për shkak të korrupsionit të Ministrisë së Bujqësisë.
Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027, pas dyshimeve për korrupsion me fondet që i ishin dhënë nga viti 2014 deri në vitin 2020.
Por, sipas grupit mediatik që Ahmetaj sponsorizon dhe markon nga arratia, paratë e BE për bujqësinë kanë shkuar për inceneratorin e Tiranës, duke iu referuar një fondi prej 310 mijë euro për ngritjen e një sere.
Së pari, fondet e akorduara nga Brukseli për bujqësinë për vitet 2014-2020 janë rreth 70 milionë euro, ndërsa fondi për serën tek inceneratori i Tiranës, është 310 mijë euro, më pak se 0.5 %.
Së dyti, ky fond prej 310 mijë euro është reflektuar në investim, duke ndërtuar një serë model.
Së treti, fondet për serën nuk janë fare objek hetimi nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.
Me sa duket grupit mediatik të Ahmetajt nuk i intreson e vërteta dhe interesi publik, por shërbimi nga Tigri.
Vendimi i Brukselit është një akt i rëndë dhe shuplakë për qeverinë.
Dhe pyetja më e rëndësishme me interes publik është se ku kanë përfunduar fondet miliona euro të Bashkimit Evropian të Bujqësisë.
Në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, rezulton edhe Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, i konsideruar si ‘profesori i krimit’ në Fier, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës.
Ben Qimja ka përfituar 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.
Gjitjashtu, Anila Isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtori të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e një sere në Sheq të Fierit. Marjus Isufaj njihet ndryshe edhe si miku i Ben Qimes.
Qindra mijëra euro ka përfituar Florenc Gjikuria, i njohur edhe si Lorenc, i cili përmes kompanisë Gjikuria, ka marrë 150 milionë euro para publike përmes tenderave kryesisht me flamur korrupsioni.
Mbulesë e një oligarku dhe bosi mediatik, Gjikuria ka zaptuar bregdetin e Dhërmiut, duke grabitur prona me para dhe letra fasle, duke ndërtuar me leje dhe pa leje, duke shkatërruar zona të mbrojtura dhe Himarën.
Gjikuria është i skeduar për pastrim të parave të pista përmes kompanive që kontollon, ndërsa ka futur duart edhe tek fondet e BE-së për Bujqësinë, duke korruptuar AZHBR-në.
Nga fondet për buqjësinë ka përfituar edhe kompania e ndërtimit Zdravo, me administrator dhe bashkëpronar Dashnor Sinani, e lakuar për tendera klientelistë.
Kanë përfituar gjithashtu Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, i skeduar për kos me fekale, mashtrim me pasoja të rënda dhe produkte skarco, bashkë me kastën e kosit dhe qumështit Erzeni dhe Lufra, kompani të denoncuara herë pas here për mashtrim me produktet e bulmetit, për përzierje me vaji palme, niseshte dhe pluhur qumështi.
Ish deputeti i PS-së, Dash Peza, ka përfituar gjithashtu 222 mijë euro. Kunati i Saimir Tahirit, Alban Berisha, administrator i “Ferma 100”, ka përfituar rreth 48 mijë euro mbështetje për rikonstruksionin e një stalle në Vaqarr.
Siç edhe vërteton kjo listë zyrtate, fondet e BE-së për bujqësinë kanë përfunduar në duart e krimit dhe korrupsionit, ndërsa fermerët e vërtetë nuk janë mbështetur.
