Atentati në Lezhë, drejtori i policisë vendore të Lezhës: Dyshojmë për hakmarrje!

Aktualitet

Publikuar: 19/07/2023

Atentati në Lezhë, drejtori i policisë vendore të Lezhës: Dyshojmë për hakmarrje!

Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi është prononcuar për atentatin ndaj Nikolin Lestakajt i cili ishte duke dalë nga marketi. Policia thotë se dyshohet për hakmarrje.

“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje.

Po sigurojmë të gjitha provat.”- thotë policia.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë ku është vrarë 42-vjeçarin Nikolin Marku Lekstakaj teksa ishte duke dalë nga një market. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga dyqani ku kishte blerë një cola-cola. Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat. Gazetari i Report Tv Sokol Dema bën me dije se në market nuk ka pasur njeri, përveç një grua që ishte shitëse. 2 autorët qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje.