Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Golem. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi M.H, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfqur probleme shëndetësore.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësore, mirëpo fatkeqësisht 48-vjeçari ndërroi jetë.
Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se qytetari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak
Njoftimi i plotë i Policisë:
Golem, Kavajë.
Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.
Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.