Prapaskena

Kryesore

Shoku i Shkullakut merr në mbrojtje gazetaren e paguar nga Ahmetaj për të sulmuar ish shokët dhe Veliajn

Publikuar: 15/07/2023

Ricardo Gutierre, një personazh që është pjesë e një shoqate ku bën pjesë edhe gazetari partiak dhe me vilë pranë oligarkëve, Armand Shkullaku, ka marrë në mbrojtje gazetaren Ola Xama nga Erion Veliaj.

Ola Xama ka shkëputur disa paragrafë nga dosja 300 faqe e SPAK-ut për korrupsionin e Arben Ahmetajt, duke nxjerrë në pah se Bashkia e Tiranës ishte iniciatore procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe se Ahmetaj e ka kundërshtuar.

Autorja e shkrimit Ola Xama ka pretenduar se kryebashkiaku i Tiranës e ka cilësuar atë si “militante” dhe “vrasëse me kontratë”.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez kritikon Veliajn se i ka bërë presion Ola Xamës pas një shkrimit.

Të quash një gazetar vrasës me pagesë është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetaret e tjera që të kryejnë punën e tyre si gazetare në interes të publikut. I kam kërkuar disa herë në të shkuarën zotit Veliaj që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët dhe qytetarët shqiptarë që guxojnë ta kërkojnë llogari”, shkruan Gutierrez ndër të të tjera në rrjetet sociale.

Reagimi i tij është pasqyruar si të ishte qëndrimi i DASH, kur në fakt statusi i Ricardo Gutierre është si një qëndrim i Armand Shkullakut, të cilin Ahmetaj e ‘trullos’ me puro kubaneze.

Ola Xama, duke përdorur BIRN dhe keqpërdorur dosjen e SPAK, po tenton të shpëlajë Arben Ahmetajn nga bloza e korrupsionit, duke sulmuar në mënyrë selektive biznezmenë të caktuar, me të cilët Tigri është prishur në pazare.

Po pse po ia bën këtë shërbim Ola Xama emblemës së korrupsionit?

Prapaskena nuk njeh rezerva për të ekspozuar në publik çdo të vëtetë!



Më të lexuarat