Ditën kur Arben Ahmetaj iu hoq imuniteti nga Kuvendi, në reagimin e tij, ai falënderoi agjencinë mediatike BIRN për shkrimet që kishte nxjerrë dhe sidonos për shkrimin kundër Erion Veliaj.
“Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa e letra të miat, si ato që BIRN nxori dje, që qytetarët të kuptojnë (aq sa mundet), që puna “e fytyrës së ngrysur” ka qenë në interes të publikut”, shkruan Ahmetaj.
BIRN dhe autorja e shkrimit Ola Xama shfajësonin Ahmetajn se kishte kundërshtuar inceneratorin e Tiranës dhe nga tjetër fajësonte kryebashkiakun Veliaj që kishte këmbëngul për finalizimin e tij.
Në 300 faqe dosje për korrupsionin e Ahmetajt, Xama kishte përzgjedhur disa paragrafe që flisnin për Ahmetajn që kishte kundërshtuar inceneratorin e Tiranēs.
Kjo deklaratë komplimentuese e Ahmetaj për BIRN nxjerr në pah një raport të fshehtë mes simbolit të korrupsionit dhe reporter.al, që daton sëpaku prej tre vitesh.
Nëse i hedh një sy shkrimit të datës 17.9.2020 në reporter.al me titull: “Politika pas plehrave: Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve”, aty jepen detaje ekskluzive të raportit mes Mirel Mërtirit dhe Arben Ahmetaj.
https://www.reporter.al/2020/09/17/politika-pas-plehrave-kush-eshte-biznesmeni-ne-hije-i-monopolit-te-inceneratoreve/
Në atë kohë dyshimet ishin se Arben Ahmetaj kishte financuar një shkrim kundër ish mikut të tij prej 20 vitesh, por dyshimet përforcohen kur shikon komunikimet e Blackberry të Arben Ahmetaj në dosjen hetimore të SPAK.
Aty lexon mijëra mesazhe se si Arben Ahmetaj ndërhynte për mikun e tij Mirel Mërtiri për t’u takuar me pushtetarë vendorë.
Një takim i tillë është raportuar në celularin e Ahmetajt, mes Mërtirit dhe Baftajr Zeqajt për matësit e ujësjellësve në Fier, e cila është e përshkruar si çështje edhe në shkrimin e BIRN.
Aty jepen detajet e tenderit të ujësjellësit në Fier, të cilat nuk kishin si të rridhnin si informacione përveç se nga Arben Ahmetaj.
Ky i fundit dyshohet se ia ka dorëzuar BIRN duke ngritur dyshime për korrupsion të kësaj agjencie lajmesh që vetreklamohet se mbështetet nga ndërkombëtarët.
E njëjta gjë është dhe për ujësjellësin e Korçës, ku në Blackbarry-n e Arben Ahmetaj gjendeshin kontakte negocimi mes Mërtirit dhe zyrtarëve të bashkisë Korçë, e raportuar që në 2020 tek BIRN.
Por ky nuk ishte i vetmi shkrim i BIRN që nisej nga informacionet e Arben Ahmetaj.
Nëse iu hedh një sy shkrimeve të reporter.al për inceneratorët, ato i kalojnë mbi 130 shkrime. Kulmi i shkrimeve dhe i mbrojtjes infantile ndaj Ahmetaj arrin në datën 12.12.2022, me titull “Klodian Zoto mblodhi të dhëna kompromentuese për ish Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj”.
https://www.reporter.al/2022/12/12/klodian-zoto-mblodhi-te-dhena-kompromentuese-per-ish-zv-kryeministrin-arben-ahmetaj/
Këtu BIRN në vend që të pasqyronte korrupsionin me biletat e avionit për Ahmetajn, bën të kundërtën, duke i dalë në mbrojtje dhe duke thënë se Zoto ka mbledhur të dhëna kompromentuese për ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.
Një mbrojtje të tillë të hapur nuk e kanë bërë as portalet apo gazetarët e paguar prej tij, dhe jo më BIRN që pretendon se është investim ndërkombëtar.
Lajmi i datës 12.12.2022 kishte si fokus se Klodian Zoto i kishte paguar hotele dhe udhëtime Ahmetaj, BIRN e keqinterpretoi se Zoto kishte mbledhur fakte për Ahmetaj, një shërbim i hapur dhe komprometues për ish zëvendëskryeministrin.
Edhe ditën e sotme, në një tjetër shkrim për Arben Ahmetajn, BIRN përmend biznesmenët që i interesojnë Ahmetajt dhe fsheh emrat e biznesmenëve të tjerë.
https://www.reporter.al/2023/07/15/dosja-e-prokurorise-si-u-pagua-arben-ahmetaj-nga-biznesmenet-e-incineratoreve/
Bashkë me BIRN, Ahmetaj prej vitesh ka vendosur në shërbim të tij disa gazetarë ekonomie dhe media për ta fshehur atë si pronarin real të inceneratorëve.