Video / Lefter Maliqi deklaratë bombë: Salillari në një lidhje me Zogun e Tiranës, ish faturinoja i shmangen ballafaqimit në gjykatë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/07/2023

Video / Lefter Maliqi deklaratë bombë: Salillari në një lidhje me Zogun e Tiranës, ish faturinoja i shmangen ballafaqimit në gjykatë

Ish deputeti Lefter Maliqi ka bërë sot një deklaratë bombastike, teksa tha se oligarku Pëllumb Salillari ka pasur një lidhje intime me Hemes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, i arrestuar në vitin 2019 për orgji dhe prostitucion.

Maliqi e bëri këtë deklaratë sot para Gjykatës së Beratit, ku pritej të mbahej një seancë ballafaqimi mes Zogut të Tiranës dhe Salillarit, i cili para se të bëhej hajduti më epik i fondeve publike, ka punuar si faturino autobusi në Berat.

Ish faturinoja i kthyer në oligart është sot simbol i pabarazisë para ligjit dhe i rënies së shtetit ligjor.

Salillari ka shkelur çdo leje ndërtimi që ka marrë në Tiranë, duke ndërtuar shtesa pa leje, me para të dyshimta. Edhe pse Edi Rama i konfiskoi mijëra m2 ndërtime pa leje, Salillari i kishte shitur më parë apartamentet.

Prokuroria e Tiranës mban prej disa muajsh të bllokuar disa dosje të Salillarit për ndërtime pa leje në Tiranë. Disa dosje të tjera për krime mjedisore, korrupsion, evazion fiskal dhe ndërtime pa leje janë mbyllur në heshtje.

Një burim konfidencial tha se Salillari u ka ofruar qindra mijëra euro prokurorëve të çështjes, për t’i mbyllur dosjet e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Meqenëse provat janë flagrante dhe prokurorët ende nuk kanë urdhëruar arrestimin e ish administratorit të kompanisë Salillari, Lulzim Salillari, ka dyshime se janë marrë shumë para për të bllokuar dhe devijiar hetimet.

Me gjithë këtë aktivitet të zi, organet e drejtësisë merren me një histori rozë të pretenduar mes Salillarit dhe Zogut të Tiranës.

Publikut nuk i intereson jeta private e oligarkut, ka dashnore apo dashnor, është hamshor apo impotent, por i intereson ndalimi i vjedhjeve dhe ndëshkimi i veprimtarisë korruptive të oligarkut.