Deputetët e Partisë Socialsite kanë miratuar sot në komisionin e Ligjeve draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor. Mësohet se opozita nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje, teksa drafti është miratuar me shumicën e votave të socialistëve
Të vetmit të cilët kanë abstenuar kanë qenë Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko. Sipas “News24”, teksa vijonte seanca plenare, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, thirri mbledhjen e Komisionit dhe në rend dite ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit.
Teksa deputetët e opozitës kanë qenë të pranishëm në sallë, ata kanë thënë për mediet se nuk janë njoftuar nga administrata e Kuvendit lidhur me mbledhjen e Komisionit të Ligjeve