Nga zagar i Monikës në kone e Çuçit, kush është Ardian Koni, drejtori i Pasurive të Konsfikuara që harbohet me dashnore, para, afera dhe udhëtime 

Kryesore

Publikuar: 09/07/2023

Nga zagar i Monikës në kone e Çuçit, kush është Ardian Koni, drejtori i Pasurive të Konsfikuara që harbohet me dashnore, para, afera dhe udhëtime 

Shkruan nga Pamfleti

Shkarkimi i beftë i Ministrit të Brendshëm ka krijuar një tollovi të madhe ndër shumë prej vartësve të tij në ministri. Por më i shqetësuari nga të gjithë është Konia Kokëqepa, siç e thërrasin ata që punojnë me të.

I njohur si miu i doganave ku është endur për shumë kohë, ai ia doli që për një periudhë të shquhej si zagari i Monikës. Ia doli e madje u shqua si zagar i bindur e besnik që dinte t’i kapte “mëllenjat” e t’ia çonte të paketuara mirë e mirë zonjës që e yshte. Fundja ajo për këtë punë e kishte marrë e ai ia shpërbleu. Punë zagarësh qe mësuar të bënte e zagar u bë.

Por ja që një ditë, m’u atëherë kur zagari po ndjente fundin e zagarisjes së vet, i ndriti fati sado që jo më në rolin e zagarit, por në atë të Kones.

Emërimi i Çuçit Ministër i Brendshëm çeli dyert e arta edhe për Konen e tij

Dhe Konia na u emërua drejtor i Agjencisë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Punë të mirë, kapërdisje, para e tenderë sa të duash, vjedhje po e po, e natyrisht edhe dashnore.

Udhëtime pothuaj çdo fundjavë, sa në Vienë e në Paris. Pastaj në Romë e Barcelonë. Dhe prapë në Vienë, Budapest, Pragë, Berlin, Madrid, Lisbonë e sërish Paris.

Dhe refreni i përditshëm përpara vartësve: – Sa të kem Çuçin unë këtë punë kam. Mos u mërzisni, por punoni.

Mirëpo ja që Çuçi iku. Hallin më të madh e ka Konia. Jo për pushimet që do të niste e që i ka planifikuar në resortet më luksoze të botës, por ngaqë ka bërë aq shumë zullume, sa nuk e di ku të futë kokën.

Pazaret, tenderët e vjedhur, firmat e vendosura kuturu që kanë shkaktuar humbjen e miliona lekëve tani janë në një dosje që është bërë gati për ministrin e ri Taulant Balla.

Që z. Balla të dëshmojë arsyet se përse u emërua Ministër i Brendshëm, duhet të zhdukë nga administrata që do të drejtojë konet e zagarët që zagarisin me paratë që vjedhin nga pushteti i pamerituar që kanë marrë pa asnjë meritë, por vetëm se ditën që nga zagarët e Monikës të shndërrohen në Konet e Çuçit. / Pamfleti