Kontrollohej nga Rrajat, Çuçi dhe Rrumbullaku “shkrijnë” komisariatin e Krujës

Aktualitet

Publikuar: 08/07/2023

Kontrollohej nga Rrajat, Çuçi dhe Rrumbullaku “shkrijnë” komisariatin e Krujës

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa drastike ndaj komisariatit të Krujës, pas dhunës barbare të fisit Rraja që tronditi mbarë opinionin publik.

Gjatë ditës së sotme, ministri Çuçi zhvilloi një takim mbi gjashtë orë me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrmbullaku. Në përfundim të takimit, Policia njoftoi se ka arrestuar tetë pjestarë në dhunën ndaj vëllezërve Maja si dhe ka shpallur në kërkim djalin dhe vëllain e deputetit tashmë të dorëhequr Rrahman Rraja.

Në njoftim thuhej se komisariati i policisë në Krujë do të rinovohet plotësisht, nga nivelet zbatuese deri te drejtuesit.

“Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, njoftoni policia.

Nuk kaloi shumë kohë kur pas kësaj deklarate, deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja njoftoi dorëheqjen dhe largimin përgjithmonë nga politika. Teksa i kërkoi falje kolegëve dhe elektoratit, ai tha se ndihet i dështuar si prind.