Abazoviç: Konfliktet me ndërkombëtarët nuk i shërbejnë Kosovës, të firmoset marrëveshja

Politikë

Publikuar: 07/07/2023

Abazoviç: Konfliktet me ndërkombëtarët nuk i shërbejnë Kosovës, të firmoset marrëveshja

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë se konfliktet me ndërkombëtarët nuk i shërbejnë për mirë Kosovës.

Në konferencën për shtyp në Podgoricë, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama është përmendur situata në Veri të Kosovës dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë malazeze ka shprehur mendimin e tij duke thënë se çdo konflikt me ndërkombëtarët nuk është i mirë për Kosovën dhe Serbinë, por as për rajonin. Ai ka theksuar se gjëja me e mirë eshtë që dy palët t’i përmbahen kushteve të vendosura nga BE dhe të firmosin marrëveshjen.

“Unë mendoj që cdo konflikt, qoftë ai politik, me ndërkombëtarët, nuk është i mirë as për Kosovën, as për Serbinë, por as për rajonin. Mendoj është harxhu një energji e madhe, një kohë e madhe për deri te një propozim.

Ai propozim ndoshta nuk është përfekt, por është i mirë. Dhe mendoj se do të ishte mirë me shku drejt firmosjes së asaj marrëveshje. Dhe, mendoj se ai kishte qenë një boost i mirë për krejt rajonin, që më në fund jemi duke rënë dakord për diçka, e jo që jemi gjithçka më larg një marrëveshjes”, është shprehur Abazoviç.