Takimi në Prishtinë, Konjufca: Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën! Do takohet me Kurtin

Rajon

Publikuar: 06/07/2023

Takimi në Prishtinë, Konjufca: Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën! Do takohet me Kurtin

Përfundon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës. Ky i fundit, deklaroi për mediat se Rama është më i shqetësuar nga të gjithë për presionin ndërkombëtar për Kosovën. Ai tha se kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, ndërsa theksoi se presin ndihmë nga Shqipëria.

Konjufca bëri thirrje që shtetet fqinje nuk duhet ta shohin Kosovën fajtore në lidhje situatën në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj.

Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte.”- thotë Konjufca.

Çfarë po ndodh mes Ramës dhe Kurtit?

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Deri më tani ka munguar një njoftim nëse do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti. Rama është takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Ndërkohë që paralelisht, Kurti ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbot në qeveri. Deri më tani nuk është konfirmuar asnjë takim mes Kurtit dhe Ramës.

Ky i fundit do të qëndrojë edhe në mbrëmje në Kosovë pasi ka të planifikuar në axhendë një intervistë