Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Krujës pasditen e kësaj të enjte.
Sipas informacioneve praprake mësohet ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë pranë Kujës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti i cili degradoi deri në përdorimin e dhunës.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje. Menjhërë të plagosurit shtetasit Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë nisur drejt spital, teksa pritet më tej zbardhja e dinamikës së ngjarjes si dhe njoftimi i autoriteteve.