Prej disa ditësh, nën zë, kanë nisur t’a thërrasin ‘Safeti i Syrit’. Bëhet fjalë për një personazh me të shkuar korruptive, i cili qarkullon paratë e pista të Familjes Berisha tek Syri Tv.
Historia e tij rozë me një punonjëse të Syrit ka nisur të përndezë pallatin e Monika Kryemadhit, ku ndodhen zyrat e Syrit të Familjes.
Raporti mes tyre ka rënë në veshët e Sali Berishës. Por, ky i fundit nuk po gjen një mënyrë për t’a larguar, pasi ‘Safeti i Syrit’ është në dijeni, dëshmitar dhe madje pjesë e pastrimit të parave nga Familja Berisha.
Teksa Berisha po pret që bandilli të japë vetë dorëheqjen, thashethemet sa vijnë e shtohen.
Historia rozë mori një rrjedhë të rrezikshme që kur një nga pastrueset e Syrit TV, një ditë, hapi derën e zyrës pa trokitur dhe pa dy bandillët në një pozicion të sikletshëm.
Pastruesja e Syrit u kërcënua me heqje nga puna nga ‘Safeti i Syrit’ nëse fliste, por në fund ai i futi një tufë me euro në xhep.
Që nga ajo ditë, Safeti i Syrit, i cili posedon një pasuri me vlerë qindra mijëra euro me burim të pajustifikuar parash, është bërë paranojak dhe sheh vetëm grupe armiqësore. Vijon…