Ish berberi Mitro Todhe ‘qeth’ 3 tenderat e mushkonjave, dy fëmijët jetë luksi, kanë marrë mbi 1500 tendera nga Beqja dhe Manastirliu me Florfarma

Krim & Korrupsion

Publikuar: 03/07/2023

Ish berberi Mitro Todhe ‘qeth’ 3 tenderat e mushkonjave, dy fëmijët jetë luksi, kanë marrë mbi 1500 tendera nga Beqja dhe Manastirliu me Florfarma

Një kompani barnash monopol me të shkuar të dyshimtë dhe që ka marrë mbi 1500 tendera klientelistë në shëndetësi, do t’i besohet lufta kundër mushkonjave në zonat bregdetare në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Bëhet fjalë për kompaninë farmaceotike Florfarma, me pronar kryesor ish berberin e Tepelenës, Mitro Todhe, një nga klientët e Ilir Beqjas dhe Orgerta Manastirliut.

Vetëm gjatë viteve të fundit, Florfarma ka marrë 1556 tendera, me vlerë miliona euro, me konkurrencë formale ose pa konkurrencë, me paracaktim në tavolinë etj., por gjithnjë me oferta gati sa fondi limit.

Ustai i tenderave Mitro Todhe, i lakuar në media si ish berber i Gramoz Ruçit, ka futur në lojën e thithjes së parave publike edhe fëmijët, Florian dhe Ariola Todhe, të cilët demostrojnë para shqiptarëve të varfër luksin nëpër vende ekzotike, jahte dhe hotele me 5 yje. Flori dhe Ariola tashmë kanë marrë në dorë kompaninë, ndonëse babai i tyre duket se drejton pazaret.

Tre tenderat për luftën kundër mushkonjave janë zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, me në krye Endri Mullain, një personazh i kaluar për afera korruptive që nga Ministria e Bujqësisë.

Instituti i Shëndetit Publik, nën hetim nga SPAK për afera korruptive, dështoi të zhvillonte tenderat e mushkonjave, ndaj në lojë hyri Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.

ISHP-ja ia jepte zakonisht tenderat e mushkonjave kompanisë NRG të Flutura Nuredinit dhe Marco Genicco, sipas KLSH-së, në mënyrë të paligjshme. Madje, NRG-ja nuk zbatonte as kontratat.

Mitro Todhe e nxori jashtë loje Fluturën, e cilat është lakuar si shoqe e Silva Binos, që doli shumë e nervozuat nga SPAK disa ditë më parë.

Tre nga katër tenderat e ndjekur nga Endri Mullai për mushkonjat i ka fituar ditët e fundit kompania Florfarma e familjes Todhe, në vlerat mbi 300 mijë euro.

Një tender e kanë fituar Armand Fida dhe Fatos Lashi.

Ndërkaq, Mitro Todhe e ka themeluar kompaninë në vitin 1999. Bie në sy që kompania Florfarma nisi të marrë tendera pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, duke arritur kulmin vitet e fundit, tregues ky i një skeme klienteliste.

Todhe e ka nisur ‘karrierën’ berber në Tepelenë, më pas si kamarier në Fier dhe në vijim si kontrabandist ilaçesh me çanta.