Vodhi edhe varret / BKH-ja kontroll banese Kreshnik Hajdarit pas disa kallëzimeve për falsifikime, mashtrim dhe korrupsion

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2023

Vodhi edhe varret / BKH-ja kontroll banese Kreshnik Hajdarit pas disa kallëzimeve për falsifikime, mashtrim dhe korrupsion

Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK-ut, mësohet se janë nisur drejt Kuçovës, për të ushtruar kontroll në banesën e kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i cili po hetohet nga SPAK për veprën penale të falsifikimit të formularëve, vulave dhe stampave.

Ndaj Hajdarit të Kuçovës ka edhe disa kallëzime të tjera për shkatërrim të zonave të mbrojtura me oligarkun Pëllub Salillari, për korrupsion, shpërdorim detyre, deri tek vjedhja e varreve.

Nuk dihet ende se në kuadër të cilit kallëzim penal do të ushtrohet kontroll në banesën ose banesat e kryebashkiakut të Kuçovës, i cili ka fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe një dënim në Greqi.

Kreshnik Hajdari i Kuçovës i shet varrezat e qytetit ish deputetit të PS-së Pilo Kerit, kryebashkiaku i dënuar pazar edhe me të vdekurit, vidhen materialet