Edmond Spaho i përgjigjet Demaliajt: Nuk kam dashnore në Maliq se më shohin, të fala Çorapes

Kryesore

Publikuar: 29/06/2023

Edmond Spaho i përgjigjet Demaliajt: Nuk kam dashnore në Maliq se më shohin, të fala Çorapes

Deputeti i PD Edmond Spaho ka reaguar pas akuzave të Ilir Demaliajt, i cili tha se Spaho ka dashnore një mësuese në Maliq, të cilës i paguan edhe kredinë.

Spaho ka mohuar këtë histori rozë.

“Replike e detyruar me Syçin, alias Ilir Demalia:

Shpifjen e keni mjetin e pare te sulmit.

Une nuk kam prona te asnje lloji ne Korce dhe Pogradec. Ne se disponon fakte coji ne Inspektoriatin e Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurise si dhe ne SPAK.

Sa per ate historine roze me gajase. Ne se do ishte e vertete do e kishte marre vesh gjithe Shqiperia pasi Maliqi nje pellembe eshte. Thuaje me emer mbiemer. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K si ne kohen e Sigurimit. Je larg nuk te hedh dot ne gjyq. Ketu e mbyll debatin me ty”.

Më herët Spaho ka shkruar se “Faleminderit Syçi per pergjigjen!

Faleminderit o “demokrat” i oreve te para, qe para se te beheshe i tille, ishe oturak i komunizmit, familjarisht.

Se paku pranove qe babane e ke pasur eksponent te Sigurimit te Shtetit ne Ministrine e Brendeshme.

A ka marre apo jo njeri ne qafe ai, une nuk e di, por vendi i punes ishte qe te merrje njerez ne qafe, pasi ishe syri dhe veshi i Partise. Po te mos merrje njerez ne qafe, kur punoje ne Sigurim, te hiqnin qafe Syçi

Syçi mos u hiq si i perndjekur, sepse me vjen te vjell zorret e barkut. Ne Kinostudio te coi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkolle te mesme. Le pastaj, kur nje gomar si ti, hiqeshe si “artist bohemë” bulevardit te Tiranes.

Nje gje nuk kam kuptuar, pse ne Kinostudio te therrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nen dardhe bie Syçi.

Ore ditëzi, a ke mbaruar ne Amerike ndonje shkolle sepse na hiqesh si analist? Po te kishe ndenjur ne Shqiperi do kishe mbaruar nja 2-3 Kristale, megjithese ne moshe te vone.

Syçi nuk eshte turp te vish nga baltat e Devollit. Edhe Driteroi nga ato balta doli, por i ka qarë vargjet per balten e Devollit.

Ajo qe me shqetesoi ne citimin tend ishte kuptimi qe i kishe dhene baltes se Devollit. Dukej sikur thoshe nje cope “katunar muti” nga kooperativat e Devollit, i jep mend “artistit bohem”, “tironcit” 24 karat te viteve ’80. Artisti i leshit, siç thoshte nje miku im kur i vinte ne maje te hundes.

Por edhe ne kete rast gabon Syçi, sepse une kam lindur ne Tirane, (nuk e zgjodha une), gjimnazin e kam bere tek Qemal Stafa, universitetin tek Ekonomiku, 10tsh absolut siç thuhej ne ate kohe. Me vone u shkollova edhe ne Ameriken tende. Por nuk kam turp te them jam devolli, perkundrazi e kam nder.

Ti Syçi, “artist bohem” dhe “tironc” duhet ta kesh origjinen nga Zona e Pare Operative, sepse Sigurimi vetem nga ajo zone merrte.

Syçi te kujtohet bulevardi? Kë nuk mblidhte ne ato kohe. Saçin qe hante dy buke dyzetçe dhe urinonte poshte ures se Lanes nen brohoritjet e kryeministrit te sotem, Syçin e Kinostudios, Edin e Dinamos. Kryesisht te rrjedhur nga trute dhe sigurimsa. Le kur shisje dengla per takimet qe benje me Kadarene dhe rakine qe pije me Driteroin. Pika te rente o oturak! Te tere tallnim menderen me ty.

Syçi me bere thirrje te shkoj tek Autoriteti i Dosjeve dhe te marr vertetimin ne se ma mban b..tha. E kam publikuar disa here por per hatrin tend po ta publikoj edhe nje here. Lexoje o “intelektual” qe ngarkoje dhe shkarkoje derrasat ne Kinostudio. Jeni mbledhur ca surreter si ti qe na mbitë ne ekrane dhe po marrosni nje popull te tere.

Tani do ta mbyll Syçi. I kerkoj ndjese publikut per fjalet qe perdora ne postimin e pare per ty. E mendova shume por ishte e vetmja menyre per te te pershkruar, banal por i vertete.

Te fala atij qe babai yt e therriste Çorapja dhe i thuaj ta botoje edhe pergjigjen time meqenese e filloi vete kete pune”.