Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 19 personat e arrestuar ditën e djeshme me kërkesë të SPAK, të cilët akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës në disa shtete, nga Siria në Turqi, BE, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut.
Endrit Bakiu, Suko Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Çami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Çvilo dhe Mirash Gjoni janë lënë në burg, ndërsa për Suela Sulaj është dhënë masa “arrest shtëpie”.
Prokuroria e Posaçe goditi dje grupin kriminal i cili merrej me trafikun e drogës në disa shtete, nga Siria në Turqi, BE, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Në këtë operacion u përfshi dhe Prokuroria e Firences dhe janë arrestuar në total 20 persona dhe një është në kërkim.
Mes tyre është dhe Marash Gjoni, punonjës i Policisë Kufitare në Shkodër i cili akuzohet se ka marrë ryshfet për të mbuluar aktivitetin e trafikantëve.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe është shtrirë në disa qytete si: Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë.
Sipas hetimeve “koka” e grupit është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shpërndanin kanabis në formë çokollate.