Bosët e qumështit kapin Delina Ibrahimajn përmes bandillit të saj, hiqet taksa për pluhurin, mashtrim masiv me etiketat nga Lufra tek Erzeni, kanë korruptuar edhe laboratorin e analizave

Krim & Korrupsion

Publikuar: 28/06/2023

Bosët e qumështit kapin Delina Ibrahimajn përmes bandillit të saj, hiqet taksa për pluhurin, mashtrim masiv me etiketat nga Lufra tek Erzeni, kanë korruptuar edhe laboratorin e analizave

Në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare, numri i lopëve dhe bagëtive të imta bie çdo vit, ndërsa sasia e qumështit gjoja bio sa vjen e rritet.

Sipas INSTAT, nga 363 mijë krerë gjedhë në vitin 2020, viti 2022 është mbyllur me 298 mijë.

Pothuajse të gjitha kompanitë e bulmetit mashtrojnë sistematikisht me cilësinë dhe etiketat, sidomos Lufra dhe Erzeni, kompani të cilat e përzijnë qumështin, djathin dhe gjalpin edhe me vaj palme.

Por, që të gjitha kompanitë betohen dhe stërbetohen se shesin qumësht bio lope, pa përzierje kimikatesh, dhe në etiketë shkruajnë ‘bio’.

Në një mbledhje sekrete të Komisionit të Ekonomisë, një vit më parë, u zbulua se në Shqipëri futej mbi 1 mijë ton qumështe pluhur në vit, pa llogaritur se sa mund të futet kontrabandë.

Mbledhja u zhvilluar për të diskutuar propozimin e kompanive të qumështit për të hequr taksën për importin e qumështit pluhur.

Meqenëse diskutimet dolën në publik dhe propozimi prodhoi polemika, karteli i qumështit u tërhoq, duke ndjekur një taktitë tjetër.

Bosët e qumështit kontraktuan bandillin e ministres së Financave, Delina Ibrahimin, për të mundësuar miratimin në heshtje të heqjes së taksës për qumështin pluhur.

Bëhet fjalë për një personazh kontrovers, i cili mburret nëpër ish Bllok dhe tavolina pazaresh, se është çelësi për të deportuar dhe lëvizur dorën e minisitres së Financave, për të firmosur.

Kush kërkon të mbarojë ndonjë punë në Ministrinë e Financave, ulet në tavolinë me bandillin e ministres.

Për indentitetin dhe bëmat e këtij personazhi do të flasim në vijim, bashkë me rolin Delina Ibrahimajt në mashtrimet masive me TVSH-në kur ishte në krye të Tatimeve, lëvizjen e parave për të financuar aferat e grupit të Arben Ahmetajt si dhe për një procedim penal në SPAK që çuditërisht ka mbetur në hije.

Pas vënies në lëvizje të bandillit, qeveria ka miratuar në heshtje heqjen e taksës për qumështin pluhur. Deri më tani, bosët e qumështit paguanin 100 lekë për 1 kg.

Po pse në Shqipëri hyn çdo vit mbi 1 mijë ton qumësht pluhur, në kushtet kur kompanitë e qumështit, thonë se qumështi i tyre është bio?

Për çfarë përdoret ky mal me qumësht pluhur? Ku shkon?

Nuk ka dyshim që përzihet në qumësht, i cili paraqitet si bio. Investigime serioze mediatike e kanë konfirmuar mashtrimin kriminal, ku në mes është shëndeti i qytetarëve, sidomos fëmijëve.

Bosët e qumështit kanë arritur të korruptojnë edhe laboratorët privatë të analizave, pasi AKU-në e kanë kapur prej vitesh.

Kur dërgon një mostër qumështi për të identifikuar përbërësit, laboratorët lajmërojnë kompanitë, me të cilat sajojnë përgjigjen e analizave.