Një 26-vjeçare në Greqi ka paguar tre persona për të rrëmbyer dhe për të rrahur ish-parnterin e saj 30-vjeçar. Mes personave të paguar nga grekja, ishte dhe një shqipar.
Ngjarja ka ndodhur këtë janë në Neo Michaniones ku tre persona e kërcënonin vazhdimisht 30-vjeçarin duke i bërë shantazh për t’i marrë një mijë euro ose do t’i dëmtonin biznesin.
Sipas autoriteteve greke, autorët e armatosur kanë zbritur nga automjeti dhe kanë tentuar të rrëmbejnë ish-partnerin e 26-vjeçares, por ai ka arritur të largohet.
30-vjeçari më pas ka përfunduar në spital pasi tre autorët e kanë dëmtuar gjatë tentativës për rrëmbim, shkruajnë mediet greke.