Skandali seksual në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici është regjistruar falë një pajisje të instaluar në një gotë kafeje.
Alma K, ka arritur të filmojë momentin teksa kryente marrëdhënie me Gjicin me anë të gotës së kafesë dhe pajisjes së fshehur mbi kapak.
Kjo lloj kamere mund të blihet lehtësisht në internet dhe kushton vetëm 400 dollarë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si kamera fshihet në brendësi të kapakut të gotës , në të cilën zakonisht shërbehet kafeja.
Duke ditur faktin se Safet Gjici tregohej vazhdimisht i kujdesshëm mbi sendet që merrnin me vete njerëzit që hynin në zyrën e tij, pasi i ruhej shumë një ngjarjeje të tillë apo përgjimit të bisedave, Alma kishte zgjedhur një gotë për kamerën e fshehtë.
Kjo kamerë e fshehtë me vlerë 400 dollarë i ka kushtuar burgun Safet Gjicit i cili akuzohet për korrupsion dhe arrestin e shtëpisë Almës.