Alma Kaçi, vajza e përfshirë në skandalin seksual me Safet Gjicin sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe 40-vjeçarja do të dalin sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçarja, e cila është në masën ;arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv.
Detaje të reja kanë dalë sot nga skandali seksual i Gjicit. Në dosje tthuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.
Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.