Si dështoi plani i kunatit të Mediut për të shpëtuar Hajdarin e Salillarit, Kuçova drejt zgjedhjeve të reja si Kukësi

Krim & Korrupsion

Publikuar: 26/06/2023

Si dështoi plani i kunatit të Mediut për të shpëtuar Hajdarin e Salillarit, Kuçova drejt zgjedhjeve të reja si Kukësi

Pas Kukësit, edhe Bashkia e Kuçovës mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Dy shkresa të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se SPAK po heton kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, për thyerje të ligjit të dekriminalizimit.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i njohur si pupac i Salillarit, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Problemi nuk qëndron tek dënimi, por tek fshehja e dënimit në formularin e dekriminalizimit.

Dënimi është modest, por duke mos e deklaruar, Hajdari i Kuçovës, ka kryer një tjetër vepër penale, atë të falsifikimit të formularëve.

Skandali i qëndron në faktin se KQZ-ja, me në krye kunatin e Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashi, nuk e përjashtoi nga kandidimi Hajdarin e Kuçovës, pasi u zbulua fshehja e vendimit të dënimit.

Nën ndikimin e pushtetit, Celibashi rrëzoi një standard të vendosur, duke marrë në mbrojtje Kreshnik Hajdarin.

Ky skenar dështoi falë mediave, të cilat denoncuan operimin me dy standarde dhe pabarazinë para ligjit.

Në lojë hyri SPAK me në krye Altin Dumanin. Tashmë do të jetë prokurori Dritan Prençi, ai që do të zbatojë ligjin penal për Hajdarin e Kuçovës, i cili rrezikon jo vetëm të lëshojë bashkinë, por edhe të merret i pandehur.