Wagner ndalet 200 km nga Moska. Prigozhin: Të mos derdhim gjak rus. Roli i Lukashenkos: 24 orë tratativa

Botë

Publikuar: 24/06/2023

Wagner ndalet 200 km nga Moska. Prigozhin: Të mos derdhim gjak rus. Roli i Lukashenkos: 24 orë tratativa

Grupi Wagner ka ndaluar rebelimin ndaj Kremlinit.

Evgenij Prigozhin  ka shpërndarë një mesazh audio ku deklaron se ka dhënë urdhrin për marshimin pas për “të mos rrezikuar derdhjen e gjakut rus” si nga njëra anë tek tjera. Mercenarët e Wagner, saktëson ai, kishin arritur “200 kilometra nga Moska”, por tani po kthehen drejt jugut.

Evgenij Prigozhin ka pranuar propozimin e Alexandr Lukashenkos që të ndalojë mercenarët e Wagner dhe të ulë tensionet. Kështu ka deklaruar presidenti bjellorus siç referojnë agjencitë ruse Tass, Ria Novosti dhe Interfax. Është gjetur një “zgjidhje e pranueshme me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner”. Negociata mes Lukashenkos dhe Prigozhin vazhduan gjatë gjithë ditës, shtoi zyra e shtypit e Presidencës ruse.