Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Tiranë në zonën e Astirit.
Në Exchange kanë qenë dy punonjëse, të cilat janë detyruar që të hapnin sirtarët ku mbanin paratë, ndërsa autori, që ishte maskuar me një maskë anti-covid, ka nisur që të marrë paratë, dhe t’i fusë ato në trup.
Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, me një biçikletë. Sipas dëshmisë së punëtorit, shuma e vjedhur është e konsiderueshme dhe bëhet fjalë për 30 mijë Euro.
Njoftim:
Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.